Showing posts with label Të Tjera. Show all posts
Showing posts with label Të Tjera. Show all posts

12.3.16

SHERLOCK - SEZONI 2, EPIZODI 2

Përmbajtja:
Sherlok dhe Xhon hetojnë “fantazmat” e një të riu, i cili ka parë langonj përbindësha në pyllin ku vdiq babai i tij.

5.1.16

SHERLOCK - SEZONI 2, EPIZODI 1

Përmbajtja:
Qeveria punëson Sherlokun dhe Xhonin për të konfiskuar një objekt me vlerë nga një grua misterioze e quajtur Irenë Adler, por ajo mund të jetë më e aftë nga ç’mund të përballojë Sherloku.

1.1.16

THE MARTIAN (2015)

Përmbajtja:
Gjatë një misioni në Mars, Astronauti Mark Uatni mendohet i vdekur pas një stuhie të ashpër dhe i lënë pas nga ekuipazhi i tij. Por Uatni ka mbijetuar dhe e gjen veten të bllokuar dhe i vetëm në një planet armiqësor. Me vetëm pak furnizime, ai duhet të mbijetojë në mënyrë që të sinjalizojë në Tokë që është gjallë.

8.9.15

STRAIGHT OUTTA COMPTON (2015)

Përmbajtja:
Një grup i ri hip-hop-i del nga rrugët e rrezikshme të Compton-it në Los Angeles, Californi, të quajtur NWA. Në mesin e viteve 1980 ata e revolucionarizuan kulturën Hip Hop me muzikën dhe tekstet e tyre.

2.2.15

KILL THE MESSENGER (2014)

Përmbajtja:
Një reporter bëhet shënjestra e një fushate shpifjeje vicioze që e çon deri në vetëvrasje pasi ekspozon rolin e CIA-s në armatimin e rebelëve Kundra në Nikaragua dhe në importimin e kokainës në Kaliforni. Bazuar në historinë e vërtetë të gazetarit Geri Ueb.

1.2.15

LAGGIES (2014)

Përmbajtja:
Në grahmat e krizës së çerek-moshës së saj, Meganin e zë paniku kur i dashuri i saj i propozon. Më pas, duke përfituar nga mundësia për t’u larguar për një javë, fshihet në shtëpinë e mikes së saj të re, 16-vjeçares Anika, e cila jeton me babain e saj beqar, të lodhur nga jeta.